Legjenda e Anglisë dhe Manchester United, Wayne Rooney ka dhënë një nga deklaratat më të fuqishme pas debatit të nxehtë kohëve me Cristiano Ronaldon, ku ky i fundit e kritikoi jashtëzakonisht shumë në intervistën me Piers Morgan.

Rooney ishte i pranishëm në ceremoninë e çmimeve 'Globe Soccer Awards' në Dubai, të enjten mbrëma ku mori çmimin 'Personazhi i vitit' sa i përket botës së futbollit dhe aty dha një deklaratë të fuqishme.

Ani pse ka luajtur shumë kohë të gjatë me Cristiano Ronaldon në Manchester United, Rooney në deklaratën e fundit e përmendi se Lionel Messi është lojtari më i mirë në histori të futbollit, deklaratë të cilën nuk e ka për herë të parë pasi sulmuesi anglez e kishte përmendur edhe më herët në intervista të mëparshme.

Poashtu një tjetër fakt për t'u çuditur është se pavarësisht kombëtares së tij, Anglisë që do marrin pjesë në Botëror, Rooney citoi se Argjentina janë favoritët për të fituar Katar 2022 dhe se Los Albiceleste duken tejet tejet të rrezikshëm në këtë kampionat.

Gazetari: "Argjentina dhe Brazili po shihen si favoritë për të fituar Kupën e Botës. A është ky viti i kombëtareve jugamerikane?"

Rooney: "Për mua, Argjentina janë favoritët. Ndryshe nga 2018, ata kanë lojtarë shumë të mirë përreth Lionel Messit, siç janë: Lautaro Martinez, Leandro Paredes, Rodrigo de Paul... dhe sigurisht Angel Di Maria. Fitimi i Copa America vitin e kaluar ju ka dhënë shtytje dhe ka larguar sadopak presionin nga supet e tyre. Klima poashtu iu përshtatet shumë. Atyre mendoj se iu mungon një 9sh tipik, pikë fokusi në sulm, por besoj se janë shumë, shumë të rrezikshëm."

Gazetari: "Argjentina duken të solid edhe në mbrojtje?"

Rooney: "Me të vërtetë më pëlqen Lisandro Martinez. Ndjek ndeshjet e tij shumë te Manchester United kohëve të fundit, ai është shumë solid. Por Argjentina ka yje tjerë në qendër të mbrojtjes; siç është Cristian Romero i cili poashtu po shkëlqen me Tottenham, e poashtu edhe Otamendi, një lojtar me shumë eksperiencë të madhe."

Gazetari: "Ronaldo iu ka kritikuar në intervistën e fundit shumë, duke thënë se jeni xheloz për karrierën e tij, mbase ai ende po luan futboll profesional e ju jo. Ndonjë koment?"

Rooney: "Nuk e di se çfarë ka ai, nuk e kuptoj. Nuk janë kritika ato që thashë, por ai mund t'i marrë si të dojë. Unë kam respekt të madh për karrierën e tij, por klubi duhet të vendoset gjithmonë mbi lojtarët. Pëveç tjerash, mbase ka inat që them se Messi është më i mirë se ai, por për mua, Messi është më i miri në historinë e futbollit, padyshim. Nuk ka çfarë të ketë hatërmbetje këtu".