Cristiano Ronaldo më në fund ka thyer heshtjen dhe ka folur direkt para kamerave ekskluzivisht për herë të parë këtë sezon duke përmendur sfidat që po kalon.
Ronaldo është duke kaluar kohën më të vështirë të karrierës, derisa në një intervistë të gjatë me gazetarin Pierrs Morgan, ka kritikuar rëndë trajnerët dhe disa pjesëtarë të “Djajve të Kuq”.
Ai fillimisht tha se ndihet i tradhtuar nga Man United, pasi provuan ta largonin.
“Man United u përpoq të më detyronte të largohesha. Jo vetëm trajneri (Ralf Rangnick), por edhe djemtë e tjerë që janë përreth klubit. U ndjeva i tradhtuar”.
“Ndjej se disa njerëz nuk më donin në Manchester United, jo vetëm këtë vit por edhe sezonin e kaluar”.
Pastaj ai vazhdoi me akuzat për Ralf Rangnick, pasi ishte mbetur i befasuar si mori drejtimin e Man United.
"Edhe nëse nuk je as trajner, si do të jesh trajner i Manchester Unitedit? Asnjëherë nuk kisha dëgjuar për te".
Portugezi nuk kurseu aspak as Ten Hag, duke thënë se nuk ka respekt për teknikun holandez.
"Nuk kam respekt për të pasi ai nuk tregoi respekt për mua. Nëse nuk ke respekt për mua, asnjëherë nuk do të kam respekt për ty".
Ai foli edhe për kritikat e Rooney, duke besuar se anglezi është xheloz për suksesin e tij.
"Rooney? Nuk e di pse më kritikon kaq shumë mua, ndoshta sepse ai përfundoi karrierën e tij dhe unë jam ende duke luajtur në nivel të lartë. Nuk do them që po dukem më mirë se ai, gjë që është e vërtetë".
Ronaldo gjithashtu theksoi se Man United duhet të jetë në “majën e pemës”, derisa tani edhe Arsenal është përpara tyre.
"Man Utd? Mendoj se tifozët duhet ta dinë të vërtetën. Dua më të mirën për klubin, për këtë arsye kam ardhur te Manchester United".
"Por, ka disa gjëra brenda që nuk na ndihmuan të arrijmë në nivelin si Man City, Liverpool dhe tani edhe Arsenal. Një klub i dimensionit të tyre duhet të jetë në majën e pemës dhe fatkeqësisht nuk janë".
"I feel betrayed."
— Piers Morgan Uncensored (@PiersUncensored) November 13, 2022
EXCLUSIVE: Cristiano Ronaldo tells Piers Morgan he feels like he's being forced out of Manchester United in an explosive interview.
90 Minutes with Ronaldo. Wednesday and Thursday at 8pm on TalkTV.@cristiano | @piersmorgan | @TalkTV | #PMU pic.twitter.com/nqp4mcXHB0
Ndërkohë po raportohet vazhdimisht nga mediat angleze ditëve të fundit se Cristiano Ronaldo po planifikon largimin nga Manchester United qysh në afatin kalimtar të janarit, menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës.

0 Comments