Mesfushori i Arsenalit me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, ka dhënë sërish një intervistë në prag të Kupës së Botës në Katar, ku ka folur për shumë gjëra, ndër to ai e ka përmendur sërish festimin ndaj Serbisë në Botërorin e kaluar, duke thënë se nuk është dashur që ta bënte shqiponjën me duar.
Në intervistën për mediumin zviceran Blick, Xhaka e nisi me ngjarjet në Arsenal, duke e quajtur periudhë të çmendur.
Graniti thotë se nuk po luante aq keq në atë kohë që të merrte një trajtim të tillë.
“Poenta është se nuk po luaja edhe aq keq. Por as mirë gjithçka nuk ishte. Mendojeni një ndeshje të luajtur mirë, duke shënuar gol me tifozët që janë të lumtur dhe në ndeshjen e radhës humb dhe tifozët nuk të dëshirojnë më. Të dhemb”
Intervista mori drejtim tjetër, duke u biseduar për Xhakën e Zvicrës ndër vite në Kampionate Botërore dhe Evropiane.
Ai thotë se ka shumë ngjare të mira që kanë ndodhur gjatë rrugëtimit të tij, por që festimi me shqiponjë ndaj Serbisë nuk duhet të ishte bërë.
“Po, gjithmonë ka ngjarje të mira[duke qeshur]. Gjithçka shkoi mirë në ndeshjen kundër Serbisë, përveç shqiponjës. Nuk duhej ta bëja atë.”
I pyetur se a do ta shohin përfaqësuesen më të mirë të Zvicrës ndonjëherë në këtë Kupë të Botës, Xhaka thotë se shpreson se po, pasi kanë futbollistë që janë paraqitur vazhdimisht mirë në ligat evropiane.
“Shpresoj që po, edhe pse ndërrimet e gjeneratave gjithmonë janë të vështira. Ne kemi lojtarë që kanë luajtur role të rëndësishme në ligat përkatëse të tyre, në skuadra të mira”
30-vjeçari tregoi për zhgënjimin që nuk luajti minutat e plota në ndeshjen e 100-të me Kombëtaren në ndeshjen kundër Kosovës.
“Ky është kundërshtari që kisha dëshiruar për herë të fundit. Por shpresoj që deri në atë ndeshje të fitojmë dy takimet e para që pastaj të luajmë pa presion.”

0 Comments